Grabitet Greta Koci, i kane thyer makinen

Eshte thyer dhe eshte grabitur makina e kengetares Greta Koci, ne zonen e Freskut ne Tirane.

Grabitja ka ndodhur ne oret e vona te se henes, ku se bashku me Kocin e kane pesuar edhe disa pronare te tjere automjetesh. Kengetares i kane thyer xhamin e makines se parkuar ne garazhin e pallatit ku banon dhe
i kane vjedhur disa objekte qe ndodheshin brenda automjetit. Ngjarja ka ndodhur gjate mbremjes se te henes ne nje prej pallateve qe ndodhen ne zonen e Qesarakes, prane Freskut ne Tirane. Burime nga policia thane se persona ende te paidentifikuar kane thyer xhamin e makines tip “Chevrolet”, me targe TR 8383 N, ne pronesi te shtetases Greta Koci, 21 vjece.

Me pas i kane vjedhur brenda saj portofolin, kasetofonin dhe nje aparat per orientim rrugesh. Pervec makines se kengetares se njohur, hajdutet kane thyer e vjedhur edhe tre automjete te tjera, qe kane qene te parkuara prane saj. Ne nje prononcim per suplementin “Bluetooth”, kengetarja Greta Koci njeheresh nenkryetare e Forumit Rinor te Partise Demokratike, ka thene: ‘Jam e lumtur qe gjithcka perfundoi me kaq. Ne makine kishte edhe sende te tjera shume te kushtueshme, te cilat fatmiresisht nuk jane marre. Vec GPS dhe kasetofonit kane marre edhe nje portofol, ne te cilin kishte karta identiteti, karta krediti dhe patenta. Uroj qe organet kompetente te bien sa me shpejt ne gjurmet e hajduteve”, ka perfunduar kengetarja simpatike, krijuese e disa hiteve. /bluetooth/