Gazetari i BBC-se, serish flet keq per Rona Nishliu ne erurovizion!
Siç ndodhi vitin e kaluar, kur komentohej “Eurosong 2011” dhe kur në skenë u ngjit Aurela Gaçe, ai fliste keq.
Edhe këtë herë, kur Shqipëria përfaqësohej me zërin dinjitoz të Rona Nishliut, komentatori i BBC-së ka folur shumë keq për Shqipërinë. Pse vallë?
Komentet e ndryshme sikur e quajnë atë me origjinë serbe, por në fakt në kanalin ‘Youtube’ komenti i tij për Shqipërinë është fshirë menjëherë nga vetë BBC-ja.
E megjithatë, kënga “Suus” e Rona Nishliut vazhdon të jetë më e votuara nga nata e parë gjysmëfinale edhe në internet. Ndërsa nesër Rona do të këndojë e treta me radhë në finalen e madhe të “Eurosong 2012”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/