Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata, e cila është konkurrente në “Dancing with the Stars”, ka pohuar se ky angazhim është shfaqur në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.
“’Dancing with the stars’ është një pasion i madh i imi, shumë i hershëm, që vjen dhe shfaqet në kohën e duhur në mënyrë profesionale”, ka pohuar Elvana gjatë një interviste.
Këngëtarja e sheh spektaklin në fjalë si një mundësi të mirë për ta shfaqur edhe një talent tjetër të saj.
“Më shumë se sa një garë, për mua ‘Dancing’ është një mundësi shumë e mirë për të treguar një aftësi tjetër timen, që e bëj me shumë dashuri”, ka shtuar Elvana. /Telegrafi/