BERTINA: Erioni, kapitull i mbyllur per mua
Nje nga ish banoret me te diskutuara te reality show-t “Big Brother”, i eshte rikthyer vemendjes se shtypit roze ditet e fundit. Bertina eshte diskutuar edhe kete here lidhur me marredhenien e saj me Erionin dhe jane hedhur dyshime se nga ana e saj ka nje deshire per ribashkim. Cifti, i cili apasionoi nje pjese te mire te publikut me historine e tyre te dashurise qe lindi dy vite me pare ne shtepine e “Big Brother”, prej gjashte muajsh jane te ndare. Ata kane
qene shume te rezervuar lidhur me ndarjen dhe asnjeri prej te dyve nuk ka pranuar te jape prononcim ndonese perpara nje fakti. Nese do te kishte nje ribashkim do te gezoheshin shume fansa te ciftit, por mesa duket per Bertinen nuk eshte aspak keshtu. Pas aludimeve te ketyre diteve ajo ka vendosur qe per here te pare pas shume kohesh te beje nje rrefim ne te cilin tregon te verteten e saj, dhe pakenaqesite qe ajo ka marre nga thashethemet e shumta. Bertina tregon:
“Eshte mese normale qe ne shpesh flitemi dhe perflitemi neper shume media per cdo pjese te jetes tone, dhe kete e kam pranuar pa problemin me te vogel, per aq kohe sa do te mbajme statusin e personit publik. Por me neveriten se tepermi shpifjet dhe shkrimet pa asnje lloj baze, apo niveli.
Jam cuditur kur kam lexuar ca poezi, qe jane prej adoleshentesh, apo thashetheme qe tregonin se kam deshire te kthehem tek Erioni… Behem kurioze te di cili eshte burimi i gjithe kesaj.
Une zoteroj nje adrese ne ‘Facebook’ jo me emrin tim, por duke perdorur nje nofke, pikerisht qe te jem sa me private dhe te evitoj gjera te tilla. Rezultoi se nuk e pata gabim kete menyre te vepruari. Sidoqofte te gjitha ato qe jane shkruar me jane dukur komike. Sa i perket lidhjes time me Erionin, me duhet te sqaroj se eshte dicka qe ka perfunduar para 6 muajsh dhe une e kam konsideruar kapitull te mbyllur kete pjese, te kaluar tashme. E vetmja gje qe mund te mbetet nga kjo histori eshte respekti per ato dy vite te kaluara dhe respekti per Erionin, as me shume dhe as me pak se kaq!
Absolutisht nuk do me pelqente qe dikush te luante me imazhin dhe karakterin tim, e t’i vinin shtojca qesharake. Ne te tilla raste do kete gjithmone jo thjesht nje reagim, por “lufte” te vertete nga ana ime. Besoj se te njejten gje do te benin te gjithe ata qe do ndiheshin te fyer si ne rastin tim. Ajo qe kam menduar eshte qe ndoshta dikush ka hapur ndonje adrese me emrin dhe mbiemrin tim dhe ka mundesi qe kjo te jete perdorur si informacion per thashethemet qe dolen. Po kjo nuk eshte aspak e drejte, sepse nuk mund te merret per baze dicka e tille, e duke u nisur nga kjo te flitet e te shkruhet per jeten e dikujt. Une faktikisht jam mesuar me shkrime te llojeve te ndryshme, por nuk mund te qendroja indiferente ndaj publikimeve kaq qesharake,te cilat me nxjerrin si nje Bertine adoleshente. Kete nuk do ta lejoj kurre. /bluetooth/