Ajo kishte shkuar në pesëshen e më të mirëve nga një udhëtim i gjatë nga Gjakova e deri në skenën e madhe të talent-shout, “X Factor Albania”.
Kjo është Festina Mejzini, e cila me qetësinë e saj e ka pranuar verdiktin e publikut, duke u eliminuar
mbrëmjen e së dielës, ndërsa mentori Alban Skënderaj i ka bërë një propozim publikisht që do të donte ta bënte një duet me gjakovaren.
Festina është komentuar gjithmonë për stilin e saj të veçantë dhe ka pasur më së shumti klikime në kanalin YouTube për perfomansat e saj në “X Factor”. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.