Aferdita Dreshaj e zhgenjyer nga DWS: Turp qe me eliminuan!

Aferdita Dreshaj: "Danc off"-i me shoqen time te ngushte ka qene i kurdisur


Bukuroshja e “Miss Universe 2011”, modelja dhe kengetarja Aferdita Dreshaj, eshte prekur shume me largimin nga spektakli i vallezimit “Dancing with the stars” gjate mbremjes se te enjtes, pasi konsideron se jo vetem qe ka kercyer shume mire, por edhe se
vleresimi i jurise ka qene gati maksimal. “Te dal une me 27 pike, kur 30 pike jane gjithsej dhe piket maksimale qe u moren te enjten ishin 28, kjo nuk di si eshte e mundur. Turp!”, - thote Aferdita ne nje interviste per “Standard”, duke ndare me ne emocionet rreth ketij eventi. Ajo eshte e bindur se “Dance off”-i perballe shoqes se saj te ngushte, Adelina Tahirit (se ciles i uron fitoren) ka qene i kurdisur, pasi do te kishte me shume ndikim te shikuesit.

Nderkohe, ne Facebook dhe rrjetet e tjera virtuale kane plasur debatet mes fansave, te cilet kundershtojne kete largim te parakohshem te Aferdites se bukur. Por, po i ecen mbare me te tjera plane te fejuares se Shpat Kasapit (gjithashtu konkurrent edicionin e kaluar ne DWS), pasi ajo do te realizoje shume shpejt nje reklame gjigante - sic thote edhe vete - ndersa pret te punoje edhe per dy klipe te rinj.

Aferdita, u merzite qe u eliminove mbremjen e se enjtes nga “Dancing with the stars”. E prisje largimin?

Une di te them vetem qe kur kam hyre ne kete spektakel, kam menduar per zhgenjimin qe pesoi Genta Ismajli gjate edicionit te pare. Por, pastaj mendova qe vitin e dyte sikur producentet e moren me me shume seriozitet dhe mendova qe do ishte keshtu edhe kesaj radhe... Kam hyre me seriozitet dhe profesionalizem, ashtu sikurse marr cdo pune qe bej. Por, meqenese profesionalizmin nuk e duan ketu ne Shqiperi, te pakten ne shumicen e spektakleve sepse nuk mund t’i pergjithesoj te gjithe, me te vertete nuk di te them se cfare ndodhi. Te dal une me 27 pike, kur 30 pike jane gjithsej dhe piket maksimale qe u moren te enjten ishin 28, kjo nuk di si eshte e mundur.

Une po shoh reagimet e fansave ne internet, te cilet duken mjaft te acaruar nga largimi yt, sepse e konsiderojne te padrejte dhe te parakohshem…

E di qe fansat kane votuar per mua dhe une jam munduar te mos i zhgenjej. Pra, vota prej tyre e di qe kam marre, jam e sigurt, ndaj them se jam e shokuar nga ky eliminim. Te kisha marre me pak pike, do ta kuptoja, por me 27 pike?! Nga ana tjeter, jam plotesisht e vetedijshme qe nuk e meritoja, sepse njeriu e kupton kur nuk performon mire. Po te kishte qene nje kercim qe nuk me shkonte dhe me te cilin une nuk u ndjeva mire ne skene, ok, por ja qe gjithcka shkoi shume mire dhe per kete ma dha konfirmimin edhe vete juria! Eshte turp!

Ti dole ne “Dance off”, qe eshte faza e nxehte e eleminimit, me shoqen tende, Adelina Tahirin. Si e perjetove kete perballje?

Ne “Dance off” dolem ne te dyja, sepse dihet qe une dhe Adelina jemi shoqe te sigurta dhe kjo perballje do te kishte impakt per spektaklin. Per kete jam e sigurt.

Ndryshe nga ajo, ti e mbajte shume veten. Adelina u shkreh ne vaj…

E mbajta veten sepse kisha 3 muaj qe merresha intensivisht me ate gare. Aq seriozisht dhe me angazhim e kam marre, saqe jam shperngulur nga SHBA ne Tirane, duke lene gjithcka pezull. Kete mendova, ndaj lotet nuk ia vlenin. Por, kam qare pas skenes. U preken per mua edhe Ardi Asllani, Lili griemierja, te gjithe ata qe punojne aty.

Je me shume e prekur me jurine apo me votat e fansave qe te nxoren ne “Dance off”?

Nuk di c’te te them, vete juria ishte ne kontradikte me veten, njehere me vleresoi gati maksimalisht dhe pastaj po ne ate mbremje me eliminoi. Ilir Shaqirin e kam shok, e njoh qe vitin e kaluar, kur mori pjese Shpati ne DWS, me Iva Ticon njihemi nga bashkepunimi ne reviste, ndersa Alfred Kacinari me ka surprizuar per mire, sepse kisha nje opinion te ndryshem per te para se te hyja ne spektakel. Ai ne fakt ishte shume i mire.

Ti vete prisje ta fitoje spektaklin e vallezimit kete edicion?

Te jem e ndergjegjshme, nuk prisja fitoren, por te pakten finalen. Megjithate, jam e lumtur qe fansat e mi me konsiderojne fituesen morale te ketij edicioni te “Dancing with the stars” dhe ua them sinqerisht qe kaq per mua mjafton.

Po me Shpatin a ke komunikuar gjate ketyre oreve, cfare te ka thene ai?

Te enjten ne mbremje, pas performances Shpati me ka sjelle nje mesazh ku shkruante: “Ke shkelqyer ne tango, kercimi me i bukur qe ke realizuar, mos ki frike sepse ke qene perfekte”. Me pas ndodhi ajo qe ndodhi.

Po Shpati vjet u zhgenjye nga kjo gare?

Shpatin vjet e prisja ne finale, por as ai nuk doli.

Cfare do doje t’i thoshe tani jurise se DWS dhe produksionit?

Do doja vetem t’u jepja nje keshille, nje koment qe nuk me erdhi mbremjen e se enjtes: juria dhe stafi perkates nuk duhet te shohin vetem ate kercim qe zgjat nje minute, por ta gjykojne personazhin VIP ne pakete, pra te marrin ne konsiderate edhe provat, korrektesine etj.

Me cfare po merresh tani?

Do rri ketu ne Tirane edhe 2-3 dite, sa te realizoj xhirimet per nje reklame gjigante qe do ta shihni shume shpejt.

Per cfare behet fjale, nese mund te na zbulosh dicka me teper?

Ah, nuk mund t’ju zbuloj me teper, por di te them qe billboard-et me fytyren time do t’i shihni shume shpejt ne gjithe Shqiperine.

Po sa i takon muzikes, je ne pergatitje te ndonje klipi te ri?

Po, kam mbaruar dy kenge te cilat do t’i kompletoj me klip gjate qershorit, keshtu qe gjate veres do me shihni me ndryshe. Do sjell nje Aferdite qe nuk do te meritoje gjykime si ai i “Dancing with the stars Albania”.

Se fundmi, kush mendon se do ta fitoje “Dancing with the stars” dhe kujt do t’ia uroje ti fitoren?

E dime te gjithe se kush mund ta fitoje, por une personalisht fitoren do t’ia uroja shoqes sime, Adelines, dhe pas saj Foto Strakoshes, me te cilin jam miqesuar shume. Nje nga personat me te cilet jam miqesuar me shume gjate kesaj aventure ka qene Seldi.

U miqesuat me te gjithe apo pati si ne cdo gare qejfmbetje?

Jo, ne VIP-at shkonim shume mire me njeri-tjetrin. Te gjithe jane shume te mire, kane marre persiper kete gare per te dhene me te miren nga vetja. Por, ndodh qe juria pelqen dike, produksioni pelqen dike tjeter etj. Ja qe keshtu ndodh! /standard/