Rozana Radit i bie macja nga ballkoni, mban zi një javë

Pepsi maçoku tre vjeçar i këngëtares Rozana Radi, është bërë i njohur për fansat e këngëtares po aq sa vetë këngëtarja. Këngëtarja i ka dedikuar statuse në FB, i poston fotot e tij shpesh siç bën një nënë e dashuruar me birin e saj, madje Pepsi është shoqëruesi i përhershëm i këngëtares në udhëtimet e shpeshta të saj. Por, udhëtimi i fundit i Rozanës drejt Prishtinës për të takuar të dashur Mc Kreshën ka qenë me pasoja gati tragjike për maçokun e saj.Maçoku i pamësuar me shtëpinë e re, ka rënë nga ballkoni i katit të katërt i banesës ku jeton çifti. Për gati një javë rresht, këngëtarja ka mbajtur një zi për humbjen e Pepsit. Por, për fat të mirë kjo histori ka një fund të lumtur. Sepse fiks pas 8 ditësh nga humbja e tij, Pepsi ka gjetur rrugën e kthimit në shtëpi dhe sot gëzon shëndet të plotë dhe është i lumtur pranë të zonjës së tij. Bluetooth