
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, karriera e së cilës është duke arritur majat në Britaninë e Madhe, atje ku ajo është rritur dhe jeton aktualisht, ka promovuar albumin e saj të parë me titull “Ora”.Karriera muzikore e Rita Orës ka ecur me ritme marramendëse, ndërsa brenda një kohe të shkurtër ka arkivuar një sërë suksesesh, si turneu muzikor me grupin e famshëm ‘Coldplay’ apo pjesëmarrja në jurinë e show-t të suksesshëm X-Factor, veç faktit se këngët e saj kanë mbajtur për shumë kohë kreun e top-listave të hiteve më të dëgjuara dhe pëlqyera.
Me look-un e saj tipik sportiv, teksa nuk harron asnjëherë të përdorë një buzëkuq të ndezur që krijon kontrast me tiparet e theksuara të biondinës simpatike, Rita Ora është shfaqur e buzëqeshur përpara fotografëve të shumtë me albumin e saj të ri në duar, që me siguri do të jetë suksesi i radhës për 21-
vjeçaren shqiptare.