Ermali dhe Françeska e “BB5” i japin fund lidhjes, të tradhtuar nga njëri-tjetri

Edhe një çift tjetër nga banorët e BB rezultoi se nuk i pati të gjatë, pasi në përballjen me jetën reale takojnë persona të rinj që ua ndryshojnë destinacionin. Edhe pse u përpoqën që krisjen që patën në lidhjen e tyre disa javë më parë ta mbulonin me disa foto plazhi çift në Vlorë, duke pohuar se gjithçka kishte qenë një thashethemnajë, ata sërish s’mund ta fshehin dot të vërtetën.


Tashmë nuk kanë çfarë përgënjeshtrojnë më, për faktin se miq të tyre të përbashkët kanë pohuar se mes tyre ka marrë fund gjithçka. Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri duke vazhduar secili tashmë jetën e vet. Ky fakt ka rënë edhe në sy të fansave të tyre ne rrjetet sociale, ku Ermali dhe Françeska prezantohen si çift. Tashmë ata e kanë hequr statusin “in relationship” në profilet e tyre zyrtare në facebook, ndërkohë që mungojnë komentet e zjarrta që i bënin njëri-tjetrit në wall.
Pra historia e tyre disamujore ka marrë fund edhe ende nuk dihet se sa i dhimbshëm është ky fund për të dyja palët. Gjithsesi, duket se kjo ndarje kishte dhe shumë aksion brenda në sajë të Françeskës. Pas lajmit se ishin ndarë disa javë më parë pasi ishin parë në
Dhërmi me persona të tjerë në krah ndërsa shpërfillën njëri-tjetrin, vjen lajmi i ndarjes përfundimtare, pasi janë ndier të tradhtuar nga njëri-tjetri. Pas asaj dite ata edhe pse u bashkuan një fundjavë në Vlorë ku bënë plazh bashkë, përsëri vazhduan jetën të ndarë.
Françeska u pa ndërkohë para disa ditësh në Vlorë, ndërsa kalonte pushimet me një tjetër djalë dhe shoqërinë e tyre, ndërsa Ermali u kthye në Tiranë. Dhe me sa duket, pikërisht lajmi i botuar një javë më parë se Françeska i shpëtoi Policisë së Vlorës, që i ishte vënë në ndjekje djalit në makinën e të cilit ndodhej Françeska, gjërat morën rrjedhën e tyre.  Sipas detajeve të botuara te “Panorama”, ajo shoqërohej me një djalë që quhej Ini, nga Vlora, ndërsa ka hapur derën e makinës dhe është larguar duke vrapuar në drejtimin tjetër të rrugës, pasi ai ndiqej nga policia.
Ndoshta Françeska ka menduar se kjo ndodhi nuk do të mund të merrej vesh, dhe për këtë arsye është larguar përfundimisht nga Vlora duke nisur jetë të re në Tiranë, por tashmë e vetme, pasi Ermali nuk ka pranuar të nisin bashkëjetesën e planifikuar. Se cilët do të jenë të dashurit që do t’i bëjnë publikë Ermali dhe Françeska tani e tutje, mbetet për t’u parë. Ndërkohë që ata kishin planifikuar pushime jashtë vendit me paratë që do të merrnin nga “Top Channel” si finalistë të “Big Brother 5”, pushime që nuk i bënë kurrë. Për sa i përket jetës profesionale, Ermali pritet të shfaqet në ekran këtë sezon të ri televizion në një program mëngjesi në “Vizion Plus”, ndërsa Françeska ka pohuar se do të mbarojë vitin e katërt të gjimnazit, ndërsa ka shprehur dhe ajo hapur ambicien për televizion. PanoramaPlus