Genta Ismaili dhe Ardian Bujupi, të ftuarit special në finalen e “X Factor Albania”
Super spektakli i vitit, një nga prodhimet mbresëlënëse të Televizionit Klan do të ketë 2 të ftuar specialë në natën finale, Ardian Bujupi dhe Genta Ismajli. Ekskluzivisht në “X Factor” vjen për herë të parë në Shqipëri Ardian Bujupi, 21-vjeçari me një karrierë brilante.Shqiptari që befasoi Gjermaninë, duke u klasifikuar si më i votuari i publikut në finalen e “Superstarit të Gjermanisë”, talent-show më i famshëm gjerman ku konkurruan, 37.000 pjesëmarrës nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, Sukses i menjëhershëm me Albumin Super Profesional “To The Top”. 450.000 njerëz ndjekin faqen e tij të fansave.Genta Ismajli superkëngëtarja shqiptare që ka thyer rekorde suksesi: 5 Albume, më shumë se 60 milionë shikime në “YouTube”. Këngëtarja më e klikuar në internet, mbi 376 000 fansa, ka performuar në më shumë se 500 koncerte në të gjithë globin, 14 videoklipe të realizuara dhe dhjetëra çmime prestigjioze të fituara.