Ermali fiton ndeshjen përballë Strakoshës dhe Shaqirit

Fundjava e shkuar ka bërë bashkë futbollistë e artistë në një fushë. Ndonëse grupi i parë kishte një për faqësim më të gjerë, artin e kanë përfaqësuar shumë mirë Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi, të cilët janë ndeshur përveçse me njëri-tjetrin edhe me profesionistë të fushës së blertë.
Në dy skuadrat kundërshtare, kanë marrë pjesë emra të njohur të futbollit si: Duro, Bushi, Skela, Fekaj, Bellaj, Myrtaj, etj. Natyrisht, në njëndeshje të tillë nuk kishte si tëmungonte edhe Foto Strakosha, ish-kapiteni i Kombëtares, i cili së fundmi është duke e sprovuar veten në sallën e dancit.
Madje Strakosha ka vënë edhe një bast me Ilirin, të cilin e kishte shok skuadre. “Nëse do të fitojmë ne, ti do të më vlerësosh këtë javë (java që lamë pas) në spektakël me dhjetë pikë. Nëse
humbasim, me një pikë”. Kështu mësohet t’i ketë thënë portieri, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri. Por në fakt, në ndryshim nga ç’pritej, fituese është shpallur skuadra e Ermal Mamaqit.
Megjithëse fitorja ka shkuar për show manin Mamaqi, Strakosha nuk është dënuar nga Iliri dhe ai sërish e ka vlerësuar mirë në spektakël. Fotot në vijim janë ekskluzive dhe i sjellin djemtë në momente të ndryshme.