Bes Kallaku: Tërbohet në Londër

Të gjithë e njohim natyrën e tij komike dhe gazmore. Aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku i njohur si Gjini i Portokallisë, është fotografuar në Londër, ku ka qenë i pranishëm me një sërë artistësh të tjerë të njohur të skenës shqiptare.

Besi është shkëputur nga shokët, dhe ka preferuar të shfaq natyrën dhe gjestet e tij komike edhe në kryeqytetin britanik.

Ai ka hipur në një top lufte dhe duke bërë lojëra humori me këtë objekt, gjë të cilën e kuptojmë nga mimika që Kallaku ka përdorur.