Zajmina, biografi në Wikipedia ku i renditen të gjitha dështimet si këngëtare

Nga këngët e vjedhura, deri te vlerësimi me një votë.

Wikipedia është portali më i rëndëishëm në internet, ku mund të gjesh biografi të emrave të famshëm nga e gjithë bota dhe të kesh një hapësirë aty, nuk është gjë e vogël. Edhe Zajmina e ka fituar një vend në këtë portal, por po ta lexosh biografinë e saj artistike aty, mbetesh
pa fjalë. Për më shumë, lexoni më poshtë çfarë thotë ky sajt: “Zajmina Vasjari ka lindur në Durrës më 17 qershor 1987. Orgjina nga babai nga (Tepelenë, fshati Vasjar) mamaja (sarandjote).Ka një motër të quajtur Beliola Vasjari, një vit më të madhe. Zajmina në moshën 14 vjeçe merr pjesë në envenimentin ”Miss Shqipëria 2002”, që u zhvillua në datën 17 qershor në Apolloni të Fierit, ku është kurorëzuar si ‘Miss Shipëria”, ditën kur kishte ditëlindjen e saj dhe mbushte 15 vjeç.
Që nga ajo datë jeta e saj ndryshoi përfundimisht, duke kaluar nga një vajzë e thjeshtë në një ikonë bukurie. Atë vit bëhet pjesë e kopertinës së revistës “Klan” të po atij muaji. Fillimisht Zajmina bëhet pjesë e kalendarit të parë në Shqipëri me 4 fotografi dhe më pas, si prezantuese në ”Netët e Klipit Shqiptar 2003”, ku del me këngën e saj të parë ”Love story”, në duet me Rudin. Bëhet pjesë e kopertinës së revistës ”Trendy” dhe ”Spektër”.
Më vonë bëhet imazhi i kompanisë ”Vajra bimorë Fiol”, bashkëngjitur me dy spote publicitare. Zajmina punon dhe si modele në disa show mode. Por ajo e lë me kaq, pasi ato s’janë shumë fitimprurëse. Zajmina merr pjesë dhe në edicionin e parë të ”Top Fest 1 – 2003” me këngën ”Ku je”, ku del e votuar me 1 votë. Në vitin 2005, ajo e nis karrierën e saj si këngëtare duke nxjerrë vidioklipin e saj të parë në duet me Kastro Zizon, që titullohet ”Bonito”, duke konkurruar te ”Netët e Klipit Shqiptar” ku s’fiton asnjë çmim.
Po atë vit nxjerr në treg albumin e saj të parë, që quhet ”S’ma ndjen” që përmban 8 këngë. Në vitin 2005 nxjerr një tjetër videoklip ”S’të dua”. Vijon me pjesëmarrjen te ”Mikrofoni i artë” me këngën ”Sonte më prit” me muzikë të vjedhur nga këngëtarja rumune, Andreea Banica, të titulluar ”Indragostiti” dhe tekst të motrës së saj Beliola, ku dhe atje del pa asnjë çmim. Pjesëmarrjet e tjera vazhdojnë në edicionin e 3 të ”Top Fest 2006”, ku konkurron me këngën ”Mos thuaj jo” dhe del e pakualifikuar në finale”,- kështu shkruhet në faqen e njohur Wikipedia në lidhje me biografinë e këngëtares së njohur Zajmina Vasjari, në karrierën e së cilës numërohen jo suskeset, por dështimet, edhe pse insistimi i këngëtares për të arritur suksesin nuk ka munguar. Ja si vijon Wikipedia: “Në vitin 2007 ajo del prapë me një tjetër bashkëpunim me Kastro Zizon me këngën “Chupa Chupa”, një këngë e vjedhur nga ‘’El Medico ‘’(Chupa Chupa 2006), për të cilën realizojnë një tjetër videoklip. Në vitin 2008 bëhet imazh kopertine te revista ‘’Kosovarja ‘’ dhe vjen në një duet me Ratin me këngën “Zarfe trëndafilash”, një videoklip i vjedhur nga këngëtarët rumunë (Adrian Minune dhe Simona Sensual Titulli ‘’Trandafirul De La Tine’’ 2007).
Në vitin 2009 ajo vjen me një look të ri prej bruneje dhe nxjerr dy këngë me vidioklipe “Një më pak e një më shumë” & “Facebook”. Nga viti 2002 deri në 2009, ajo s’ka qenë e sukseshme me asnjë këngë në tregun muzikor. Dhe për këtë arsye, fajin e ka zëri i saj që është i pamjafteshëm, gjë të cilën ajo e pranon edhe vetë, por e ka pasion të këndojë. Për të lexuar më shumë mbi biografinë e Zajminës, mjafton të klikoni te ky link. http://en.wikipedia.org/wiki/User:Zajmina  PanoramaPlus