Pas kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, qëndron një dyzinë ekspertësh për “kurimin” e imazhit të saj publik. Stafi i saj për marrëdhëniet me mediet përbëhet nga profesionistë. Çdo aktivitet i saj mbulohet dhe përcilet tek mediet, ku veçohet cilësia e fotove që shoqërojnë njoftimet.
Por, Topalli e ka kaluar pak sa cakun pasi është përpjekur shpesh, që Kuvendi të identifikohet me fytyrën e
saj. Kjo duket qartë nëse vizitoni faqen zyrtare të Kuvendit (http://parlament.al/). Çdo njoftim për shtyp apo aktivitet që ka lidhje me Topallin postohet në këtë faqe. Por nëse klikoni për ta lexuar të plotë, atëherë automatikisht do të drejtoheni në një faqe tjetër (http://kryetari.parlament.al/), që në fakt mund të quhet një nën faqe e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo është një kopje e faqes së Shtëpisë së Bardhë (http://whitehouse.gov/). Kjo vërehet nga krahasimi i imazhit dhe dizajnit të dy faqeve, të Topallit dhe presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.
Mund të jetë një koecidencë apo një përzgjedhje me kritere të tjera vlerësimi, por në një kohë kur brenda 24 korrikut Kuvendit duhet të zgjedhë presidentin e ri, atëherë kjo merr konotacion tjetër. /F.S Shekulli/

