Ajo së shpejti do të hap butikun e saj në Tiranë, të cilin do ta quajë “Just Çiljeta”.
Këngëtarja ka pohuar se këtë dëshirë ajo e ka tash e sa vite dhe ndihet shumë e lumtur që tashmë u realizua.
“ishte dëshirë e imja, kisha vite që e mendoja të çelja një biznes të tillë, dhe tani me sa duket ishte momenti i duhur. Them se butiku do të jetë më tepër një show-room sesa dyqan. Do të ketë rroba kryesisht italiane, të koleksioneve më të fundit dhe nga stilistët më me zë në botë, si, Versace, Dolce&Gabanna, Roberto Cavalli, etj”, ka pohuar Çliljeta për gazetën Standard.
Çliljeta kemi degjuar se je ne pergatitjet e fundit per hapjen e nje butiku ne Tirane. I vertet eshte ky lajm?
Po eshte i vertete.
Cfare do te kete ky dyqan, Veshje?
Po, veshje, natyrisht. Do te kete kryesisht rroba firme italiane, të koleksioneve më të fundit dhe nga stilistët më me zë në botë, si, Versace, Dolce & Gabanna, Roberto Cavalli, etj.
Si te lindi ideja per kete biznes, te shtyu dikush apo kishe kohe qe e mendoje?
Jo ishte thjesht deshira ime, kisha vite qe e mendoja nje biznes te tille dhe tani, me sa duket ishte momenti i duhur. Them se butiku do jete me teper nje show-room se sa dyqan, do celet javen qe vjen, pra shume shpejt.
Si do te quhet ky butik?
Dyqani do te quhet “Just Çiljeta”, dhe do te gjendet ne nje prej rrugeve me te popullizuara per shoping, pikerisht ne “Myslym Shyri”.
