“Big Brother 5”, ish-banorët flasin për fituesin, Liami dhe Arbri, me te favorizuarit

Ata nuk e vazhduan lojën për arsye se ndoshta nuk luajtën mirë, apo nuk u deshën më nga publiku që i ndiqte 24 orë në 24 orë në spektaklin “Big Brother Albania 5”.
Ne u munduam të kontaktojnë me shumicën e ish-konkurrentëve të këtij reality-shou dhe e dinim se një pjesë e mirë e tyre do të na thoshin se nuk kishin
kohë ta ndiqnin më, pas daljes së tyre, madje disa as nuk donin ta favorizonin asnjërin prej lojtarëve që kanë mbetur në konkurrim Ndoshta kishin të drejtë pasi atyre u ishte prerë dëshira për ta fituar shumën e madhe të parave në këtë BIG BROTHER. Por, sipas banorëve të BB5, që tashmë e kanë lënë lojën, kush janë më të favorizuarit e tyre dhe kë e shohin ata fitues ndërmjet Liamit, Ermalit, Arbrit, Erionit, Françeskës apo Gentës, vetëm një javë para finales së madhe? Lexojeni mendimin e tyre dhënë gazetës sonë!
Vlashi:
Sipas mendimit tim, Liami e meriton ta fitojë “Big Brother 5”. Është djalë shumë i zgjuar dhe ka ditur si të bëjë në këta tre muaj lojë të fortë kundër gjithë të tjerëve.
Elvisi:
Arbri, megjithëse nuk e kam ndjekur më pas.
Dritani:
Shpresoj te Liami. Besoj se është personi me më shumë shanse për sukses brenda shtëpisë.
Gerta:
Liamin e shoh si fituesin e “Big Brother Albania 5”.
Albulena:
Unë i shoh si fitues, ose Liamin, ose Arbrin.
Anila:
Arbri mendoj, pasi s’kam ndonjë emër tjetër, meqë vëllai im Graciano doli.
Edgari:
Besoj në fitoren e Françeskës.
Klaudia:
Unë do të doja të fitonte Erioni, por mendoj se mund të fitojë Liami. Ai është lojtar i fortë dhe sigurisht edhe i avantazhuar për shkak të moshës
Grandiola:
Mendoj se e fiton Arbri.
Por, edhe banorët të cilët kanë mbetur në ditët e fundit para finales në “Big Brother 5” kanë nisur të profetizojnë se kë e shohin treshen më të fortë në finale.
Arbri mendon se mund të fitojë ose Liami, apo Ermali, ose vetë ai, ndërsa Ermali mendon se këtu si të fortë e sheh edhe Françeskën e tij, por edhe Genta e sheh veten të fortë dhe në finale. Por, cili apo cila do të arrijë të fusë në llogarinë e tij 100 milionë lekë, këtë do ta mësojmë pas një javë, në natën finale. /Përgatiti: Maksim Gjokaj/Kosova Sot/