“BABASTARS”: Noizy kërkon famë prej nesh, të jetë krenar që na takoi “LIVE”

Në emër të “BABASTARS”, unë Drin Zatriqi, si menaxher dhe përfaqësues në media për hatër të fansave edhe opinionit për herë të fundit do të flas për këtë çështje. Sa i përket problemit, i cili ka ndodhur në aeroportin e Zurich-ut , i gjithë opinioni e di të vërtetën, bile edhe vet i rrahuri mes rreshtave pa qëllim e tregon këtë punë në një intervistë që kam dëgjuar. Të gjithë e dinë si ka filluar kjo punë para disa viteve, nga vet i rrahuri, i cili përmes “këngëve” dhe intervistave është munduar të fyej me fjalë, me mendimin për t’u bërë i famshëm si shumica e reperëve të tjerë të llojit të tij. Mirëpo, “BABASTARS” nuk është marrë asnjëherë me të rrahurin dhe as me reperat e tjerë të llojit të tij, të cilët mundohen për të përfituar në emrin e madh “BABASTARS”. Pa marrë parasysh se çfarë ka pësuar i rrahuri, duhet të ndihet krenar që ka pasur fat t’i shoh për herë të parë “LIVE” 5 anëtarët e “BABASTARS”, e kuptojmë edhe pse atij i janë dukur 6 sepse e ka pësuar sikur të ishin 6. Shihet qartë se i rrahuri tenton të bëj ndarjen e fansave mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku edhe e ka prekur në një intervistë, të cilën e kam dëgjuar personalisht duke thënë “Kosova e mjerë”. Ne gjithmonë edhe kurrë ai nuk ka ekzistuar fare, jemi munduar të bëjmë një bashkim në mes të gjithë shqiptarëve, kudo që janë duke marrë pjesë në qindra koncerte në të gjithë botën, ku së fundi pjesë e jona janë edhe dy artistë nga Shqipëria, Stresi dhe Ronela Hajati, dhe në të ardhmen mund të ketë ende. Për neve kjo çështje është e mbyllur dhe ka zgjatur më shumë se ç’duhet nëpër media. Ne kurrë nuk i jemi kërcënuar askujt me fjalë dhe as ne këngë, dhe as nuk do të ndodhë kjo. Por ju lus, në të ardhmen të gjithëve të kenë parasysh kontaktin e parë fizik me këdo që është pjesë e “BABASTARS”.