M. GJ.kosova sot
Të gjithë kundër ish të dashurit të Gentës
Në rastet kur jeta intime publikohet për qëllime hakmarrjeje, apo inate duhet të dënohet personi që është përgjegjës. Në fakt, ky ligj duhet të veprojë edhe në Shqipëri. E kemi fjalën për vajzën, e cila po merr pjesë në “Big Brother 5”, Genta, dhe fotot e saj të cilat bënë xhiron e botës. Gjatë spektaklit të së shtunës, edhe vetë Genta i ka parë këto foto, ndërsa megjithëse ka qenë e gëzuar që e ka takuar ish të dashurin Rubensin, ajo ka lënë të kuptohet se ai i ka publikuar ato. Ndërsa të gjitha komentet e shumë shqiptarëve anekënd botës e kanë akuzuar djaloshin, i cili është komentuar me fjalët më të këqija për këtë histori të fotove të nxehta të Gentës së BB5. Ndërsa edhe shumë personazhe të njohur kanë kërkuar të merren masa, nëse Rubensi është fajtori për këto fotografi.
