Supermodelja Albana Guri : Berisha me i mire se Thaçi

Interviste me fotomodelen Albana Guri

Quhet Albana Guri dhe ka lindur në Ferizaj, por ka shumë vite që jeton në Zvicër, dhe siç na tregon bukuroshja, rastësia e ka bërë që të merret me modelizëm. Ishte në Kosovë për të ndjekur “Javën e modës”, ndërsa spontanisht ka realizuar disafoto të bukura nga fotografi Veton Osmani.

Modelja super seksi e quan si mashkull të mirë më shumë kryeministrin e Shqipërisë, se sa të Kosovës, ndërsa për femrat shqiptare më e bukura sipas saj është Anxhela Martini. Ku është takuar me presidenten e Kosovës në një sallon bukurie, edhe nga ajo ka marrë komplimente për bukurinë e saj.

Bukuria e saj ka rënë në sy nga Roberto Kavalli, i cili ia ka puthur dorën, ndërsa ka qenë një menaxhere në Milano, ku i është bërë një ftesë dhe sot është një nga shqiptaret më të kërkuara për të qenë imazh i shumë kompanive. Ndiqni intervistën “Mix-max”, që Albana ka rrëfyer në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio.

*Ti e konsideron veten të bukur, simpatike, apo yll?
Albana Guri: Simpatike.

*Vajza e modës martohet, apo vetëm duhet të bashkëjetojë?
Albana Guri: Nuk e di, por kisha thënë bashkëjetesë.

*Djali yt duhet të jetë i bukur, i mirë, apo me muskuj?
Albana Guri: Po më pëlqen me një zemër të mirë dhe me një karakter të mirë, që mua më bën shumë mirë, dhe i bukur, shumë normal.

*Ky princi yt duhet të jetë shqiptar, apo i huaj?
Albana Guri: Patjetër, shqiptar, kurrë nuk do të martohesha me një të huaj.

*Ky princi yt duhet të jetë i zgjuar, apo i pasur?
Albana Guri: I zgjuar.

* Më mirë të martohesh me një politikan, me një model, apo me një gazetar?
Albana Guri: Me një gazetar si ti (si Maxi)...qesh.

*Çfarë do të bëje nëse i dashuri yt është biseksual?
Albana Guri: Shumë pyetje e vështirë, nuk do të doja ta komentoja (moderatori uron të mos i ndodh).

*Për kë do ta braktisje këtë rrugë të modës, për çfarë arsyeje?
Albana Guri: Unë jam ashtu që gjërat i vendos vetë, ndoshta për ndonjë sëmundje të madhe, apo ndonjë rast në familje.

*Shuma më e madhe, apo kontrata me më shumë para që kë bërë ndonjëherë në fushën e modës, sa ka qenë?
Albana Guri: Ka qenë shumë (kur moderatori i thotë më shumë se 50 mijë euro, ajo thotë ende më tepër).

*E imagjinon veten nënë pas shumë viteve, mendon se do të jesh me këto linja, elegante, mendon një nënë me sa fëmijë?
Albana Guri: E mendoj vetëm nënë të bukur, kështu, por vetëm me dy fëmijë.
/Intervistoi: /Maksim GJOKAJ/Kosova Sot/