Endrra e balerinit italian per t’u rikthyer perseri ne spektaklin e kercimit ne Tirane, eshte bere realitet. Ai perseri eshte pjese e edicionit te ri te ‘’Dancing with the stars’’, ndersa per partnere ka Inida Gjaten (Zhakun). Ne e pyetem Simone Pigliacellin per te mesuar se cila partnere e tij eshte me e mire ne kete fushe. ‘’Edhe kete vit jam duke kercer me yjet dhe sinqerisht jam shume i lumtur, sepse kjo eshte nje eksperience e cila vitin e kaluar beri qe une te rritem shume si person dhe si balerin. Edicioni i kaluar shkoi shume mire, me karaktere te reja dhe partner te rinj, dhe une kam kaq shume per te bere e provuar ne kete gare dhe jam shume i lumtur per kete gje. Ishte si nje bast per mua dhe shpresoj te jap edhe kete radhe me te miren. Mbeshtetja tek publiku edhe kete vit shpresoj qe te mos mungoje dhe ata ta demonstrojne kete edhe me shume’’, shprehet Simone, i cili thote se per te dyten here do te jete pjese e ekraneve shqiptare. “Falenderimi shkon edhe per Ilir Shaqirin, i cili ve bast me nota te larta per mua, pasi ai me njohu qe ne edicionin e kaluar (qesh). Edhe kete vit shpresoj qe te mos e zhgenjej publikun’’.
Vitin e kaluar, Simone ishte partner i bukuroshes Agnesa Vuthaj, ndersa kete vit ai do te jete krah Zhakut. ‘’Zhaku ka nje personalitet shume te forte, eshte shume energjike dhe e meshirshme ne te njejten kohe. Puna ime eshte qe te sjell ate ne nje version me te mire sesa kam sjelle Agnesen. Zhaku mund te jape edhe me shume, kercimi eshte nje art i bukur, intensiv, dhe per mendimin tim Zhaku kercen me mire se Agnesa, ndersa me perkushtimin tim do ta bej edhe me te mire ne kercim’’, perfundon balerini Simone Pigliacelli. /blerand rexhepi/panorama plus/