Pas “Dancing”-ut, Elvana Gjata imazh i “Tringut”

Këngëtarja, e cila këto ditë solli videon e këngës “Gjaku im”, Elvana Gjata, po vazhdon impenjimin e saj në spektaklin “Dancing ëith the Stars”.

Mësuam se ajo pas këtij spektakli do të jetë imazh i paketës “Tring Digitalb” dhe natyrisht kjo i është ofruar nga kompania që është e lidhur edhe me këtë shou, ku Elvava është duke marrë pjesë. Më parë imazh i kësaj paketë mediatike ka qenë këngëtarja tjetër, Orinda Huta./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/