Dy aktorët janë fotografuar së bashku në një plazh australian, ndërsa fotografitë janë në posedim të ueb faqes 'tmz.com'. Minka para pak javësh i kishte dhënë fund lidhjes së saj dashurore. Aktorja e bukur tri vitet e kaluara ishte në lidhje me Derek Xheterin e Nju-Jork Jenkis. Ata dy për herë të fundit së bashku janë parë në muajin janar në Paris. Aktorja 31-vjeçare, vajza e kitaristit të 'Aerosmith'-it Rik Dufej, në vitin 2010 u shpall si femra më seksi e atij viti nga ana e revistës 'Esquire'.