Meti i BB5: Klaudia më tërhoqi më shumë nga të gjitha femrat

Në këtë intervistë me Metin, modelin simpatik nga Kosova, jemi përpjekur të mësojmë më shumë për Laurën, por edhe për lojën e tij brenda shtëpisë. Në fakt daljen e tij nga “Big Brother” duket se e ka marrë me sportivitet. Ai tregon për marrëdhëniet me banorët e tjerë; Gentën, të cilën e ka falur pasi e nxori nga shtëpia javën e parë, si dhe çfarë do të bëjë pas këtij shou. Gjithashtu, ai pohon se të gjithë banorët brenda janë fals përderisa janë pjesë e një loje.

Meti, i surprizove të gjithë me historinë e dashurisë tënde në “Big Brother”. Na thuaj diçka më shumë për Laurën. Kush është vajza që të ka rrëmbyer zemrën?

Është një histori, e cila i përket të kaluarës dhe nuk ndjej asnjëlloj kënaqësie të flas për këtë gjë.

Përse në “Fan Club” deri diku u përpoqe të mohoje ato që the natën e spektaklit (the që nuk je i dashuruar me Laurën)?

Sepse është e vërteta.

Miqtë e tu të kanë përshkruar si një djalë aventurier, pa histori të gjata. Asnjëri prej tyre nuk e njeh Laurën?

Për aq kohë që kam qëndruar me të, e gjithë shoqëria ime ka pasur mundësinë që ta njihte. Po thjesht si një histori të mbyllur, askush s’e ka diskutuar këtë.

Çfarë do bësh tani që dole nga “Big”-u, do e mbash premtimin që i bëre brenda Laurës?

Siç përmenda edhe më lart, është një histori që i takon të kaluarës.

Meti, njerëz jashtë thonë se Laura në fakt nuk ekziston dhe ti je dashuruar me të nëpërmjet një profili në Facebook. Është e vërtetë kjo gjë?

Nëse personi që kam pasur në krah nuk paska qenë Laura, sigurisht më paskan gënjyer edhe mua (qesh).

A mundesh të na tregosh një foto me Laurën, nëse ke?

Siç e thashë edhe më lart, është një histori që nuk kam dëshirë të përmendet më.

Kthehemi tek loja në “Big Brother”. Me çfarë ndjesie dole nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

Dola me një ndjesi “çlirimi”

A e fale ndonjëherë Gentën që të nxori jashtë në fillim?

Është normale, ishte një lojë.

Ç’mendim ke për të tani që ke dalë jashtë, nga ato që ke lexuar dhe parë për të?

Për mua ngelet gjithmonë një vajzë e mirë, siç e kam njohur aty brenda.

E shikon në finale?

Nuk e besoj.

Kush e meriton fitoren sipas teje?

Nuk kam pasur kohë nga kaq ditë që kam dalë nga “Big Brother” ta mendoj këtë gjë.

Cila nga femrat të tërhoqi më shumë si pamje, apo qoftë edhe për një flirt?

Në fakt Klaudia, por për një flirt të mundshëm, asnjë prej tyre.

Me cilën do të kishe krijuar një raport ndryshe jashtë?

Nëse e keni fjalën për një raport miqësor, atëherë ngelet Klaudia.

Banori më hipokrit, më fals, cili është aty brenda Meti?

Shumë prej tyre luajnë lojën dhe kjo i bën të jenë fals.

Mendon se pozitiviteti yt të penalizoi në këtë shou?

Mendoj se mosfolja ime pa vend më penalizoi.

Çfarë do të bësh tani pas “Big”-ut?

Tani do të vazhdoj me punët që kam lënë. Me futbollin dhe modelingun.

Përse mendon se do të të shërbejë fama e marrë?

Shpresoj të më shërbejë për karrierën time në vazhdim…

Cilat janë ëndrrat e tua? Ku do të arrish?

Më vonë dëshiroj që të hap një agjenci mode.

Jonida Hitoveizi Gazeta Mapo