Liami: “Synimi im është finalja”

Banorët e pyesin Liamin se përse nuk po e vesh bluzën që i ka dërguar e dashura, me dedikimin për të. Liami thotë se është duke pritur rastin për ta veshur.



Ai thotë se është duke pritur finalen, për ta veshur bluzën e saj, ndërsa banorët i thonë se ai nuk mund ta dijë me siguri që do të jetë në finalë. “Unë atë synim kam”, shprehet Liami. 



Liami përballet me Edin: “Të vlerësoj që je njeri i lexuar, por sjellja jote lë për të dëshiruar”

Edgari fillon që të flasë për veten, ndërsa Liami ndërhyn në monologun e tij dhe thotë se ai në të vërtetë nuk po bën asgjë tjetër, veçse po u jep leksione për t’i shpëlarë trurin disa prej banorëve. “Ti je një njeri që mund të kesh lexuar shumë dhe për këtë unë të respektoj, por në momentin që ti nuk je praktik, nuk ke se si të ecësh përpara”, i thotë Liami, i cili i ka të gjithë banorët e pranishëm atje, kundër vetes. “Ti merr ajrin e momenteve”, i thotë Liami. Edgari fillon që të tregojë se ka një familje të mrekullueshme dhe dy fëmijë të edukuar, por Liami thotë se atje kanë hyrë vetëm dhe jo me familjen, prandaj, duhet të dinë ta prezantojnë denjësisht veten vetëm. “Mos më përmend familjen, dua të di se kush je ti personalisht”, i thotë Liami. Edgari vazhdon të tregojë se ka 35 vjet punë dhe se ka pasur shumë suksese në jetë.

Liami i bën të ditur se ato që ai thotë mund të jenë të vërteta, por gjestet dhe reagimet e tij ndaj situatave të ndryshme në shtëpi, lënë për të dëshiruar. “Ne fëmijët e tu nuk i njohim, duam të të njohim ty”, i thotë Arbri, ndërsa Edgari thotë se fëmijët e tij janë të njohur në të gjithë botën dhe se kjo është merita e tij. TCH