Leonora Jakupi gati videon e re

Këngëtarja Leonora Jakupi nëse është larguar paksa edhe nga mediat, do të thotë se ajo është duke u përgatitur për diçka. Si gjithmonë e qetë dhe në hesapin e saj, dëgjuam se ajo me seriozitet do ta sjellë një video dhe një këngë të re.Ne e siguruam këtë foto që edhe ju po e shihni, por nuk dihet se cilës këngë ka vendosur t’i bëjë klip artistja Jakupi. Por, siç duket, edhe këtë herë dukja e saj do të jetë shumë e veçantë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/