Genta do ta nxjerrë Metin nga “Big Brother”

Loja sa vjen dhe bëhet më interesante në reality-shou “Big Brother Albania 5”. Nëse në ditët e para të këtij spektakli ishte vajza nga Korça, Genta, e cila qante për djalin nga Prishtina, Metin, vetëm pak orë më parë ajo thotë “Mjaft ndenji Meti në BB, tani le të shkojë të stërvitet në futboll”. Ndërsa një mendim të tillë e kishte edhe Graciano, por kjo do të shihet në mbrëmjen e së shtunës, por gjasat, megjithëse ne në Kosovë na vjen keq, i ka të dalë Meti./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/