Françeska ka frikë se Ermali do ta braktisë

Konkurrentja më e vogël e “Big Brother 5”, Françeska, ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me marrëdhënien me Ermalin, kur të dalin jashtë shtëpisë së “Big Brother”.Graciano e pyet Francesken se si e mendon ajo lidhjen romantike, “mendon se do zgjase lidhja juaj?” e pyet ai. Franceska i pergjigjet: “nga ana ime mendoj se po, sepse une jam tip tolerant”. Franceska shton se jashte eshte shume e qete ne lidhje dhe nese Ermali do ti thote nuk te takoje, se ka pune apo dicka e tille, ajo nuk ka per tu merzitur me te.

Keshtu ajo tregon se do te donte qe lidhja e saj me Ermalin te vazhdonte edhe jashte shtepise se BB, por duket se nuk e ka sigurine te Ermali.

Sipas saj ato do te ndahen nese Ermali do ta lere fare pas dore, nuk do ti kushtoje rendesi dhe nese do te tregohet fanatik ne lidhje me veshjen e saj apo me shoqerine.

Franceska thote se ne nje bisede qe kishe bere nje nate me Ermalin, ajo i kishte treguar se kishte me shume shoke se sa shoqe, dhe Ermali i kishte thene “duhet ti ndryshosh disa gjera”. Graciano qesh me Francesken dhe i thote se ata nuk mund te diskutojne tani per jeten qe i pret jashte, ndersa Franceska e pyet pse ti me Lorin nuk e keni disktutuar kete pjese, dhe ai pergjigjet vetem ja dy here.

Pak më vonë Françeska shkon në krevatin e Ermalit e të dy fillojnë që të pëshpëritin me njëri-tjetrin. Ata fillojnë që të bisedojnë me zë shumë të ulët lidhur me marrëdhënien e tyre në çift dhe nëse ka mundësi që të vazhdojnë të jenë të lidhur edhe jashtë.

Ermali tregon pasiguri për ta vazhduar lidhjen, pasi thotë se nuk e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Françeska shprehet se shpesh nuk i pëlqen sjellja e Ermalit. “Nuk të kam pyetur asnjëherë për gjërat e tua jashtë se s’më ka interesuar, por unë të kuptoj që në sy ty, për gjithçka”, i thotë Ermali.

TCH