Flet motra: Mashkulli i Gertës nuk është asnjë nga djemtë në BB5

Motra e Gertës, banores që duket se po bën një lojë të fortë brenda shtëpisë, flet në këtë intervistë për atë se si e sheh Gertën brenda. Si e sheh ajo lojën e saj me Arbrin dhe Liamin dhe pse mendon se asnjë nga djemtë nuk është për shijet e Gertës. Gjithashtu, ajo tregon se është e vërtetë që motra e saj bën një jetë të mirë.

Ledi, si po të duket loja e Gertës në shtëpi?

Gerta s’ka filluar akoma të ketë një strategji brenda në shtëpi, ndaj çdo sjellje e saj të intrigon.

Në fillim Gerta është gjykuar jashtë, por edhe me batuta në shtëpi, pasi u shpreh se bënte një jetë luksoze. Është e vërtetë diçka e tillë, apo e bëri për lojë me banorët?

Po, është e vërtetë. Jeton mjaft mirë. Aty brenda ka plot për t’u gjykuar, jo Geri.

Nëse është kështu, do të thotë që Gerta është një vajzë e pasur..

Mund të them që jeton shumë mirë.

Me Ervinin u mbyll diskutimi? Përse, sipas teje, tha që Gerta është e lidhur me dikë të madh në moshë?
Mbase është gjykues dhe patjetër duhet të bënte dhe të thoshte diçka për të tërhequr vëmendjen e medias.

Mendon se Gerta tashmë pëlqen një nga meshkujt brenda shtëpisë?

Mendoj se jo dhe besoj se është e dukshme.

Sipas teje, cili nga ata mund ta tërhiqte motrën tënde, duke ia njohur shijet?

Pyetje shumë e bukur. Duke ditur shijet e Gerit, pasi rrimë bashkë 24 orë, mendoj se mashkulli i saj nuk është aty brenda.

Mendon se i pëlqen Liami si mashkull?

Jo, s’e besoj, thjesht e shikon si një mik të mirë.

Si e sheh lojën që Gerta po bën me Arbrin dhe Liamin?

Ajo ndihet mirë. Me ta kuptohet, ndaj pse mos të rrijë me ta?

A ka qenë çmimi një qëllim, për të cilin Gerta do bënte gjithçka në lojën brenda shtëpisë?

Atëherë, dua ta theksoj që Geri nuk është tip që sakrifikon për çmimin. Në momentin e parë që duhet të bëjë diçka për hir të çmimit, nëse nuk e ka dëshirën, nuk e bën dot. Unë i uroj suksese dhe i them që ka mbështetjen tonë.

Mapo.al