“Facebook”-u kercenues i Noyzit!

Rigels Rajku, kështu quhet reperi që të gjithë e njohin me emrin e artit, Noizy, por që këto ditë ka qenë brenda pak orëve shumë i lakuar, për shkak të një zënkë që imagjinohet që ka pasur me dy pjesëtarë të labelit “Baba Stars”.

Por, kjo histori nuk dihet se sa të vërteta ka brenda dhe ‘Facebook’-u i reperit nga Shqipëria ishte mbushur me urrejtje dhe me foto që ofendonin anëtarët e kompanisë së njohur të repit në Kosovë. Ja se çfarë kishte shkruar Noizy në portalin e tij: “Rrugës për Zurich, Aeroport, ishalla po takohem prapë me dashamirët tanë.

Dhe, nëse jo, a mundet dikush me u thënë që në orën 8:30 sot jemi në Prishtinë, prapë vetë i dyti”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/