Elton Gjalpi, vëllai 20-vjeçar i Gentës: Nuk u besoj dot syve “Shpresoj të jenë fotomontazhe”

Për një vëlla, natyrisht që nuk është e lehtë të flasë për motrën e tij, kur është fjala për foto të tilla. Por Elton Gjalpi, vëllai dy vite më i vogël i Gentës, i cili jeton në Greqi, nuk ngurron të shprehë mendimin e tij. Ai thotë se me Gentën takohet 2-3 herë në vit, dhe me aq sa e njeh, nuk beson kurrë se ajo mund të marrë guximin të realizojë foto të tilla, aq më tepër t’i publikojë ato në një rrjet social.
Si po të duket Genta në lojë, po e ndjek rregullisht?
Deri tani ka ecur shumë mirë, por nuk e di më vonë. Unë për vete isha dakord qe Genta të hynte në BB, edhe familja jonë ishte kundër.
I ke dëgjuar rrëfimet e saj për të dashurin jashtë, ke qenë në dijeni të asaj historie?
I kam dëgjuar, dhe faktin që ai e dhunonte nuk e dija, e kam mësuar nga BB.
Si je ndier, çfarë dije ti për lidhjen, e ke njohur atë djalë?
Jam ndier shumë keq dhe me djalin nuk jam takuar ndonjëherë, pasi shumë pak kam qëndruar në Shqipëri.
Ndërkohë që javën e kaluar u botuan disa foto në gazeta, ku Genta shfaqej e zhveshur. Çfarë komenti ke?
Unë mendoj që janë fotomontazh 100 për qind. Nuk u besoj sajimeve të tilla, pasi me sa e njoh unë Gentën ajo kurrë nuk do të bënte foto të tilla.
Ndërkohë si e sheh Gentën në lidhje me meshkujt e tjerë në BB5? Mendon se sillen mirë?
Pjesa më e madhe nuk sillen mirë me të, vetëm një pjesë e vogël sillen siç duhet. Ata që nuk sillen mirë janë Liami, Edgari dhe Vlashi.