Një e papritur e vogël për presidentin e SHBA, Barack Obama, ku një studente i ka derdhur një vazo të tërë me kos. Ky incident ka ndodhur në një kafe të Universitetit të Colorados, në Boulder, ku Obama po mbante një diskutim në lidhje me sforcimin e administratës për të mbajtur të ulta interesat e borxheve të studentëve. Përpara fjalimit të tij kishte vendosur të porosiste një picë dhe të blinte një bluzë, por përpara se të dilte nga kafja midis studentëve që kërkonin të bënin fotografi me të një studente ka derdhur pa dashje kosin e saj në pantallonat e presidentit. Por ky i fundit e ka marrë mirë:’ Të hedhësh kosin mbi presidentin është një histori më vete për tu treguar’ ka thënë Obama me sportivitet ndërsa vajza përpiqej ti pastronte pantallonat. Para pak muajsh kancelares gjermane Angela Merkel i ndodhi e njëjta gjë nga një kamarier por me një birrë që ju derdh mbi shpinë. Edhe në këtë rast video përfundoi në YouTube.
