Ajo ka qenë imazh i “Kosova Fashion Week”, ndërsa edhe ka sfiluar në një natë, e veshur me të bardha. E kemi fjalën për modelen, ndoshta më të vjetër të pasarelës kosovare, Diellza Golgeci.
E veshur me fustan të bardhë, Diellza me elegancën e saj u duk në skenën e “Javës së Modës” të mbajtur vetëm pak ditë më parë në Prishtinë. Por modelja të jepte përshtypje se tashmë ajo është e gatshme të martohet, pasi dhe vitet po kalojnë, ndërsa flitet se ajo është në lidhje me një djalosh nga Prizreni, dhe karrierën e saj do të rinisë si aktore, ku do të jetë në një tjetër episod nga filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.
Nuk dihet se sa është paguar Diellza për këtë pjesëmarrje në “Kosova Fashion Week”, por ndoshta mund të jetë edhe dalja e saj e fundit si modele.