Dafina Zeqiri shprehet e gatshme per nje duet me Rita Oren,ado e perfilli Rita ora deshiren e Dafina Zeqirit!?

Dafina Zeqiri ne delir: Rita Ora ka thene se me pelqen

Kengetarja e hitit “Dangerously in love”, Dafina Zeqiri, e cila dy dite me pare festoi 23-vjetorin (se bashku me reperin Ledrin Vulaj- duke e konfirmuar si te dashur), ka thene se do te ishte e hapur qe te bashkepunonte me shqiptaren qe po merr fame boterore, Rita Oren. Kengetarja qe eshte rritur ne Suedi, eshte shprehur e gatshme per realizimin e ndonje projekti te perbashket me hitberesen e kenges “Hot Right Now”, gjithmone nese do t’i behej nje kerkese e tille e Ora, e cila ka si “kumbar” te saj ne muzike ciftin e famshem Jay Z dhe Beyonce. Ne fakt, kjo tingellon paksa e veshtire per t’u realizuar, pasi tanime Rita Ora jo vetem qe eshte bere shume e njohur, po shet biletat e koncerteve ne kohe rekord, por po bashkepunon me emra te famshem si grupin “Coldplay”, e sikur te mos mjaftonte kaq, eshte cilesuar nga media prestigjioze boterore si pasardhesja me e denje e Rihanna-s.

Gjithsesi, ndersa ka artikuluar deshiren dhe ambicien e saj, Dafina Zeqiri, e cila duhet thene se eshte nje nga kengetaret me te mira te rrymes R’N’B ne trojet shqiptare, ka thene se eshte ndier shume mire kur Rita gjate nje interviste ka thene se i pelqen shume Dafina si kengetare, nderkohe qe edhe kjo e fundit nuk ka vonuar qe te shprehe admirimin e saj ndaj kengetares me prejardhje nga Kosova qe jeton ne Londer. Sa i takon Rita Ores, ne koncertin e saj me te fundit ne New York, e pranishme mes publikut ka qene edhe vete Beyonce, ne nder te se ciles Rita performoi kengen “Say my name”, qe Beyonce ka kenduar vite me pare me grupin “Destiny’s Child”. /standard/