Ka qenë muaji i fundit kur këngëtarja e përfolur, Dafina Zeqiri ishte në krahët e Krenarit, tash ish të dashurit të saj.
Po gjatë atij muaji kur Dafina po kërkonte mënyrën se si t’i jepte fund lidhjes me Krenarin, kishte gjetur ngushëllim tek Ledri Vula, fillimisht si kolegë e shok e më pas edhe dashnor.
“Në ditët e fundit kur në lajme po dilnin lajme se Dafina po i jepte fund lidhjes me Krenarin, ajo po dilte edhe me Ledrin. Por dalja e tyre ishte më shumë sesa shoqërore”, ka thënë burimi.
Po sipas këtij burimi, i afërt më shumë me Dafinen, këngëtarja e hitit “My swag”, po dilte më shpesh me Ledrin sesa me Krenarin.
“Krenari pak a shumë e dinte. Dhe nga ajo kohë kur Ledri dhe Krenari kishin pasur një zënkë, pikërisht për Dafinen., më nuk flasin”, ka thënë burimi.
Sipas këtij burimi, Dafina tashmë është në lidhje me Ledrin dhe se gjithcka po u shkon mirë.
“Megjithatë tashmë Krenari e ka kuptuar se Dafina e kishte tradhëtuar atë edhe pa u ndarë. Ai është i inatosur shumë”, ka thënë burimi.