"BB5" - Loja e Gertës sjell debate me banorët e tjerë. Arbri, i zhgënjyer që bie pre e lojës së saj

Gerta merr përsipër autorësinë e fshehjes së cigareve. Loja e saj sjell debate të forta tek banorët. Këtë herë bashkuar me grupin tjetër është edhe Arbri, i cili po ashtu ka rënë pre e lojës së saj dhe Liamit.

Gerta i ka treguar Olës se kishte fshehur cigaret dhe vendin se ku dhe tashmë akuzon atë se ishte Ola ajo që u tregoi banorëve të tjerë. Ermali nga ana tjetër debaton me Françeskën dhe acarohet me të Gracianon dhe Erionin, të cilët ranë pre e lojës së Gertës.Ai u thotë se ata nuk duhet të ndërhynin, sepse dihet që ajo po bën një lojë të udhëzuar nga Liami.

Erioni dhe Graciano i thonë Ermalit se ata deshën që të vërtetonin që ata nuk i kishin marrë asaj cigare dhe se një gjë të tillë do ta bënte çdo njeri i drejtë. Më pas në dhomë vjen Gerta, e cila u ankohet përsëri se asaj i kanë marrë me të vërtetë cigare, sepse i dalin shumë pak. Ajo fillon që t’i numërojë dhe Ermali i thotë se vetëm gjatë festës ajo ka pirë 7 cigare dhe kështu që për tri ditë ajo i ka pirë më shumë se 30 cigare dhe nuk ka pse të ankohet.

Gerta akuzon Olën për lojën dhe në atë kohë Arbër afrohet dhe i thotë se përse ajo e përfshiu atë në lojë në një kohë që supozohet se ata janë miq dhe pjesë e një grupi. Gerta i thotë se loja ishte pikërisht për të dhe se ajo i pati thënë që të mos u thoshte gjë banorëve të tjerë, por ai nuk bëri si i tha ajo dhe ra vetë pre e lojës së saj.

Gerta largohet dhe Arbri ulet dhe duket që në fytyrë se është mjaft i zhgënjyer nga loja që bëri Gerta. Ai shprehet se nuk ishte fare në dijeni të kësaj gjëje dhe betohet për këtë përpara banorëve të tjerë. Më pas Arbri del jashtë dhomës dhe të tjerët komentojnë atë që sapo ndodhi në shtëpi.

Ata thonë se me këtë vërtetohet që Gerta është nën urdhrat e Liamit dhe Arbri është viktimë e tij. Pra, si përfundim banorët thonë se Liami në të vërtetë nuk ka asnjë mik brenda shtëpisë, por edhe me ata që rri më shumë po i përdor për lojë, duke bërë lojë të pistë me ta.  

(gazeta-Shqip)