Almeda Abazi bëhet imazh i “’L’Oreal’’

Vajza e njohur e ekranit, shqiptarja e famshme në Turqi Almeda Abazi, për momentin është në xhirime të spektaklit televiziv ‘’Survivor’’, që këtë vit xhirohet në Republikën Domenikane. Pjesë e këtij show të njohur janë dhe emra të famshëm të ekranit turk, përfshirë këtu dhe shqiptaren Almeda Abazi. Ajo u bë pjesë e këtij projekti pas pjesëmarrjes në ‘’Dancing with the stars’’, ku radhitej e treta në listë.Sukseset për Almedën nuk kanë të ndalur, pasi ende pa filluar spektakli i lartpërmendur, në adresë të saj ka arritur edhe një ofertë tjetër, që ajo do e pranojë pasi të kthehet nga Republika Domenikane. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur ‘’L’Oreal’’, që ka zgjedhur vajzën shqiptare të jetë imazh i tyre.

‘’Sapo më erdhi një ofertë reklame nga ‘Loreal’, gjithashtu ka dhe oferta për film, por të gjitha i kam lënë pasi të kthehem, tani jam përqendruar vetëm tek ‘Survivor’’’, ka theksuar Almeda. PanoramaPlus