Rita Ora në turne me Coldplay

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është ftuar nga grupi britanik, Coldplay, në turneun e tyre të radhës në Evropë.

Rita Ora do ta paraqesë muzikën e saj para një publiku të gjerë, pasi që ajo është ftuar nga grupi britanik Coldplay, që të performojë në koncertet e tyre që do t’i zhvillojnë në shumë shtete të Evropës.
Së bashku me Ritën do të jenë edhe Frank Ocean, Robyn, Ash, dhe “Marina & the Diamonds”./Telegrafi/