Nuk e ka asnjë të preferuar tjetër në reality-shou më të ndjekur shqiptar “Big Brother Albania 5”, përveç Metit. Kështu rrëfen për gazetën tonë modelja e njohur kosovare Diana Avdiu, e cila është shoqja më e mirë e djaloshit simpatik të BB5, Metit.
Vajza që e ka shoqëruar djaloshin edhe nëpër pasarelat e modës, thotë se në lidhje me vajzat që po e ngacmojnë aty brenda, Meti është duke bërë vetëm lojë dhe asgjë tjetër. Po a ka modeli kosovar një të dashur që e pret jashtë? Lexojeni intervistën dhe mësoni më shumë!
“Kosova Sot”: Duke ditur se ju jeni një mikeshë e mirë e Metit, po e ndiqni BB5, dhe si po ju duket Meti?
Diana Avdiu: Po, jam duke e ndjekur BB5. Meti i mirë është, po kjo nuk do të thotë që ai nuk ka ende energji për të qenë më aktiv brenda. Shpresoj t’i shkojë mbarë si deri tash!
“Kosova Sot”: Nëse do të kishit mundësi ta takonit, çfarë do t’i thoshit që ai të bënte më shumë, dhe çfarë kritike do t’i jepnit?
Diana Avdiu: Nëse do të më ishte dhënë mundësia ta takoja, ajo që unë do t’i thosha: vazhdo të jesh vetvetja!
“Kosova Sot”: Po në lidhje me Gentën dhe Anilën, si e shikoni Metin - vetëm një lojë, apo edhe diçka më shumë?
Diana Avdiu: Lojë! Thonë shfrytëzoji mundësitë nëse mund të të sjellin diçka të mirë!
“Kosova Sot”: A ka Meti jashtë një femër që e do, apo e ka lënë, dhe pse ai nuk flet për të?
Diana Avdiu: Lidhjet e tij janë diçka për të cilën do të flasë ai kur të dalë, po sigurisht që po të kishte diçka të tillë Meti do të rrëfente!
“Kosova Sot”: A mendoni se tani që hyri edhe Arbri, Meti po bëhet një imitues i tij?
Diana Avdiu: Imitim! Jo, nuk është brenda për të treguar talentin për imitim, po që të tregojë kush është ai!
“Kosova Sot”: Ju ka treguar arsyen kryesore se pse Meti ka hyrë në këtë reality-shou?
Diana Avdiu: Meti hyri brenda për ta pasur në jetë një aventure më shumë. Mendoj se po kalon shumë mirë brenda dhe do të jetë një ndër kujtimet më të mira për të. Të mos harroj, ai po e sfidon veten i mbyllur, duke u mundur të bëjë jetë normale!
“Kosova Sot”: Cila apo cili mendoni se është miku më i mirë i Metit aty brenda?
Diana Avdiu: Një banor me të cilin ishte shumë mirë doli nga shtëpia, po mendoj që me të gjithë është mik i mirë!
“Kosova Sot”: E dimë se do të donit që këtë BB5 ta fitonte Meti, por përveç shokut tuaj, kush tjetër mendoni se mund ta fitojë?
Diana Avdiu: Dëshirën time e thatë! Se kush fiton në fund, nuk mund ta paramendoj, ose më mirë të them nuk kam ndonjë të preferuar!
/Intervistoi: Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
