Në fillim të muajit ajo ju dha fansave mundësinë të njihen me një pjesë të shkurtër të video klipit të saj por tanimë admiruesit e Madonës mund ta shohin të gjithë videon e plotë të këngës së re “Girl Gone Wild”. Ashtu sikurse edhe pritej këngëtarja 53 vjeçare shfaqet provokative e veshur në bardh e zi ndërsa kryen shumë veprime në klip. Videoja është shfaqur sot në internet dhe ka njohur rritje të ndjeshme në termat e kërkimit.