Ermali dhe Françeska
Gjatë javës ajo që tërhoqi më shumë publikun ishte marrëdhënia e Françeskës me Ermalin, ku afrimiteti i të dyve është komentuar jo vetëm nga banorët brenda por edhe jashtë si fillimi i një lidhjeje dashurie. Françeska që u fut në shtëpi të shtunën, siç duket i ka zgjedhur mirë strategjitë dhe i është hedhur në krahë pa shumë dyshime Ermalit. Ata të dy janë puthur, përqafuar dhe duket se Françeska e cila edhe pse 18 vjeç, nuk ka fare komplekse. Por lirshmëria e saj e tepërt ka bërë që banorët të dyshojnë se ajo është e infiltruar. Megjithatë edhe mes të dyve nuk kuptohet mirë raporti, sepse pavarësisht gjithë afrimitetit fizik, Ermali nuk e quan veten të lidhur me Françeskën. Të dy, si Ermali, (për të cilin thuhet se ka një të dashur jashtë), edhe Françeska po përdorin strategjinë e një historie mes tyre si një armë për të qëndruar sa më gjatë në lojë.
Elvisi i lutet Albulenës të lidhen bashkë
Modeli nga Kosova, Elvisi duket se po kërkon patjetër një histori dashurie brenda shtëpisë, siç duket i ndikuar nga flirtet e para të nisura. Ai ka zgjedhur Albulenën, së cilës i ka bërë edhe mjaft komplimente për sytë apo gjëra të tjera që atij i pëlqejnë tek ajo. Ndërkohë, Albulena nuk i është përgjigjur Elvisit, pasi sipas saj kjo është thjesht një lojë. Por Elvisi duket më i vendosur se kurrë. Gjatë kohës që po kalonte në pishinë me Albulenën është zhvilluar kjo ngjarje: Elvisi ka filluar ta ngacmojë Albulenën ndërsa luan me top. Albulena mendon se ai shprehet se e pëlqen atë vetëm për efekt të lojës. “Jo për lojë. Unë për ty jam gati të futem në ujë”, – shprehet Elvisi. Albulena mendon se vetëm kur është me të ai shprehet në këtë mënyrë, ndërsa kur janë të pranishëm edhe banorët e tjerë, ai druhet. “Unë nuk bie në sy se nuk e di se çfarë mendon ti”, – shprehet Elvisi. Ai kërkon nga Albulena nëse ka vendosur që të lidhet me të dhe Albulena i përgjigjet: “Është ende herët”. Elvisi i bën të ditur se mund të rrezikojnë që të dalin nga shtëpia sot të dy dhe ndaj nuk duhet ta lënë për më vonë.
Erjoni dhe Klaudia
Erioni është treguar më i drejtpërdrejtë në historinë rozë të çifteve brenda sa i përket propozimit që i ka bërë Klaudias. Ai ka shpjeguar se një lidhje mes tyre mund t’u shërbejë për nominimet dhe të mbrojnë njëri-tjetrin. “Lidhja mund të jetë arma jonë”, – i ka thënë Erjoni Klaudias. Erjoni ka shtuar se ata mund të kenë shumë avantazhe duke qenë bashkë. Madje edhe nëse mund të mendohen komente negative nga banorët, Erjoni ka propozuar që kjo lidhje mund të jetë edhe e fshehtë. Por Klaudia ende nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje të prerë djalit, edhe pse pjesën më të madhe të kohës dhe bisedave të rëndësishme ata i ndajnë bashkë.
MAPO
