Nga ajo qe mesuam, Vjosa ka qene edhe shoqeruesja e pare e njerit prej spektakleve me te njohura atje, ‘’Miss Zvicra’’. Per lidhjen e tyre kane shkruar edhe disa media te njohura ne Zvicer, duke e quajtur Jurgenin si nje nga djemte me te bukur shqiptare qe luan ne Europe. I lindur ne Tirane, 26-vjecari Gjasula vazhdon ende te qendroje ne klubin e MSV Dusiburg te Gjermanise.
Se si eshte njohur cifti, ne nuk e dime, por me siguri permes shoqerise, pasi nje mik i Jurgenit i cili po ashtu eshte futbollist, Blerim Xhemaili, po perjeton nje lidhje dashurie me bukuroshen qe ka fituar kuroren e me te bukures ne Zvicer, vajza e cila eshte mike e ngushte me modelen Vjosa Kaba.
Ndoshta miqesia mes tyre ka bere qe Jurgeni dhe Vjosa te pelqehen dhe te krijojne nje lidhje dashurie. Cifti eshte bashke prej shume kohesh, por deri me tani nuk ka dashur te beje asgje publike, pasi vazhdojne fuqishem me karrieren e tyre, ai si futbollist kurse ajo si modele. Blerand Rexhepi Panorama Plus
