Ja pse Rita Ora futi në 'sherr' Rihanna-n dhe Jay-Z

Kohëve të fundit ishte shkruar nëpër media se bashkëpunimi mes Riahanna-s dhe Jay-Z është duke u përkeqësuar.
Flitet se kënga më e re R.I.P., e këngëtares Rita Ora, e punuar nga producenti Jay-Z, ka qenë e parashikuar të këndohet nga Rihanna.
Por, sipas mediava të huaja kjo gjë ka ndryshuar pas disa mospajtimeve mes Rihannas dhe Jay-Z.
Në njërën prej arsyeve për prishjen e raporteve, thuhet se Jay-Z nuk është pajtuar me Riahanna-n për bashkëpunim e saj me ish-të dashurin Chris Brown, i cili para ca vitesh e kishte ushtruar dhunë mbi të.
E pas gjithë kësaj, kjo këngë i është dhënë të këndohet Rita Orës.
Këngëtarja kosovare kohëve të fundit shpesh herë është cilësuar sikur ‘Rihanna e dytë’. /Telegrafi/