ai ka. Gjithashtu, Mirjeta pohon se në konkursin “Miss dhe Mister Albania”, ku ka marrë pjesë Elvisi por ka fituar Ermal Merdani, fitoren sipas saj e ka merituar Elvisi.
Mirjeta, keni pasur bashkëpunime me Elvisin ngaqë jeni të dy modelë. Mund të na thuash sa e njeh Elvisin, çfarë personi është ai?
Elvisin e kam njohur në emisionin “UNË JAM TOP-MODEL” dhe në shumë raste kemi punuar bashkë në fushën e modës. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Elvisi është një djalosh shumë i respektuar dhe i sinqertë, po ashtu edhe i sjellshëm. Për bukurinë që ka Elvisi, ajo shihet dhe s’ka nevojë për koment. Thjesht është një djalë i përkryer.
Sa kohë keni që njiheni? A ka merituar ndonjë fitore Elvisi?
Me Elvisin njihemi që prej tri vitesh, kur unë kam filluar të merrem me modë dhe kemi kujtime të shumëllojshme. Kryesorja është që unë Elvisin e kam një shok të mirë. Në emisionin “UNË JAM TOP-MODEL”, Elvisi e ka pasur fitoren me plot meritë. Po ashtu në “Miss & Mister Albania”, unë mendoj që është bërë një padrejtësi ndaj Elvisit, sepse ai e ka merituar fitoren.
Si mendon për modelizmin shqiptar, ia vlen të merren të rinjtë me këtë fushë?
Në Kosovë modelizmi zhvillohet pak dhe me vështirësi, por shpresojmë që të marrë hov sepse të rinjtë janë shumë të interesuar. Unë mendoj se ia vlen që të rinjtë dhe të rejat e Kosovës ta zbulojnë bukurinë e tyre. Duke marrë parasysh që në Kosovë ka shumë djem dhe vajza të bukura.
Tani që Elvisi është futur në “Big Brother” e ndjek ndonjëherë?
Po, me shumë kënaqësi madje. Edhe pse e kam kohën të kufizuar, mundohem të gjej pak hapësirë dhe ta shoh.
Nga gjithë ajo që ke pasur mundësi ta njohësh Elvisin, a të ka shprehur ndonjëherë ndonjë sekret të tij?
Jo diçka për t’u theksuar. Më shumë kemi pasur biseda rreth punës.
Ju ka thënë që është i dashuruar, apo t’ju ketë prezantuar ndonjë të dashur?
Joo…
Çfarë përshtypje tjetër të ka lënë ai? A do mendoje për një lidhje serioze me një mashkull të tipit të Elvisit?
Hmmm….Përshtypje si një shok shumë i mirë. Unë mendoj që Elvisi është një djalë shumë i kompletuar.
Mapo
