Për të fshehur këto dyshime, këngëtarja e njohur ka filluar të zbulojë përmes rrjeteve sociale imazhe private nga lidhja kur ishte me Krenar Çoçajn. Fotoja e zbuluar së fundi tregon Dafinën dhe ish-të dashurin në kohën kur kanë qenë duke pushuar pas ndonjë koncerti.
Për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur me ish-të dashurin e Dafinës, hulumtuam dhe na treguan që ai për momentin gjendet në Australi për punë dhe pushime. Madje nga atje, ai në profilin e tij kishte postuar disa statuse interesante dhe një foto si shenjë përshëndetjeje.
Edhe në kohën kur udhëtonte me Dafinën, Krenari më shumë shkonte në Australi për bizneset familjare. Krenari ndërkohë e ka harruar Dafinën, duke filluar të argëtohet me shumë femra në atë vend të largët.
MAPO