Aventurat e Olsit në Tailandë: Zgjohem nga shtrati çdo ditë me 3 femra

‘’Mos vdisni pa e parë  një  herë  në  jetë  Tailandën’’, me këto këshilla nis bisedën tonë ish-banori i famshëm i BB, Olsi Mingomataj, i cili për momentin po shijon plazhin dhe bukurinë e atij vendi.
I rrethuar gjithmonë me femra, si duket Olsi po shijon në  maksimum gjithë atë mundësi që atij i jep jeta, deri në momentin kur të vendosë të shkëputet nga aventurat dhe t’i përkushtohet krijimit të një familjeje. ‘’Për Tailandën kam dy fjalë, vendi perfekt për të  jetuar, për të  vetmen arsye të gjithë ato gjëra që neve na duken aq të rëndësishme në atë  botën andej, këtu nuk kanë  pikën e vlerës, jetë  e lehtë këndej, pak problem në fillim me ushqimin po tani jo, këtu je aq i relaksuar sa harron që  ke një familje që duhet t’u telefonosh, dhe ora nuk e kuptoj po ikën pa pritur e pa kujtuar, të mos flasim pastaj për femrat në  Tailandë, vetëm qeshin’’, thekson Olsi, të cilin e pyetëm nëse ndjek spektaklin e ri të BB, që ka filluar dhe si i mendon banorët e rinj.

Ai përgjigjet se këtë detyrë ua ka lënë ish-banorëve të tjerë, të cilët ndoshta dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. ‘’Unë nuk po di sa është ora, se kthehem në dhomë në mëngjes, dhe më e bukura gdhihem për ditë me 3 femra minimumi në shtrat dhe ju vërtet mendoni se unë jam tip që do harxhoja një sekondë  për këta që pretendojnë se hyjnë në  ‘’Big brother’’, sepse si kanë hyrë, ashtu dhe kanë dalë ’’, përfundon rrëfimin e tij Olsi, i cili shumë i kënaqur me shoqërinë e tij, shijon këto bukuri natyrore, të cilat jo çdokush ka mundësi.

PanoramaPlus