Toros: Me Gentianën u njoha në facebook, si u dhunua nga ish i dashuri

Ka qenë një miqësi, që ka lindur mes facebook-ut që para disa muajsh. Gentiana e BB5, vajza e ardhur nga fshati Baba i Devollit, synimin e saj për t’u bërë pjesë e “Big Brother” kishte filluar ta realizonte duke u afruar fillimisht me banorë të saj të preferuar të “BB4”.




Një prej tyre ishte Toros, në faqen e profilit të të cilit në facebook ajo komentonte vazhdimisht.”Me Gentjankën, siç unë i flas, jemi njohur me anën e facebookut. Më ka bërë përshtypje mënyra se si komentonte në faqen time, ishte shumë aktive në përgjigje dhe ishte tip tërheqës, aq sa unë vendosa që një ditë t’i telefonoja. Ishte shumë argëtuese si natyrë, aq sa personalisht jam duke e parë “BB5” vetëm se ajo është në lojë”, pohon Toros.
Ish-konkurrenti i “BB4” ka realizuar disa foto me Gentianën para se ajo të hynte në lojë, duke shpjeguar se më pas e përforcuan më shumë miqësinë e tyre, kur ajo erdhi në Tiranë. “E bëmë pjesë të shoqërisë sonë dhe shpesh i bënim guidë me makinë në Tiranë bashkë me Ervinin”, tregon ai. “Ndërsa në lidhje me historinë e dashurisë në fshatin e saj më kishte treguar që ka përjetuar një histori të vuajtur dhe të dhunshme nga ish i dashuri, gjë për të cilën kam ndier keqardhje, sepse mbi atë vajzë nuk mund të ushtrohet dhunë.
Por prapë Zoti i rregullon gjërat, sepse nëse është dhunuar, tashmë po shohim t’i bëjnë masazh djem si Mister Albania, etj. Për sa i përket afrimitetit me djalin nga Kosova në shtëpinë e BB5, unë i uroj ta shijojë,  sepse ajo është vajzë shumë e dashur dhe di të luajë. Çfarë s’më pëlqen, është se djemtë “modelë” në lojë janë pak mendjemëdhenj dhe e anashkalojnë disi Gentën, ajo e ndien këtë gjë”.
Genta vendosi të aplikojë në BB5 pas një jete me gjyshërit e saj në fshat, ndërkohë që prindërit aktualisht jetojnë në Greqi. Sipas Torosit, “ajo ka pasur qëllim të merrte pjesë në BB4, pasi kërkonte të më sfidonte mua si Toros, ndërkohë që nga bisedat që kemi bërë para hyrjes së saj në lojë, ajo ka ambicie për t’u bërë e njohur”.
PanoramaPlus