Rezarta Shkurta pelqen moton “Nje gjak, nje komb”


Këngëtarja simpatike Rezarta Shkurta ka shfrytëzuar portalin e saj në facebook të japë disa nota që karakterizojnë edhe patriotizmin e saj. Vetëm pak orë para trokitjes së festës së  4-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo ishte shprehur kështu:


“Për vite shqiptarët e kanë pasur gjysmën e zemrës të plagosur. Tani me Pavarësinë e Kosovës, zemra jonë është më e shëndetshme se kurrë, e pathyeshme… Jemi një gjak, një komb. Të dua Kosovë.”. menjëherë kanë ardhur reagimet dhe pëlqimet e fansave të saj, duke iu kthyer se edhe ata e duan Rezartën. /Kosova Sot/