Tani ajo ndodhet ne Los Anxhelos per te permbushur endrren e saj te kamotshme. Vendbanimi i saj eshte ne SHBA, ndersa familja jeton ne Zvicer. Per me shume rreth punes dhe cdo gje tjeter flet per “Zeri”.
Si eshte jeta ne Los Anxhelos?
Jeta ne Los Anxhelos eshte e mire, sapo u transferova nga Las Vegasi dhe ketu koha eshte e ngrohte. Kjo me bene te ndjehem e lumtur sepse do te permbushe endrren time. Ne muajin prill se bashku me 24 bukuroshe jam zgjedhur ne Los Anxhelos qe te bejme foto dhe punojme si modele. Shpresoj se do ta gjej veten time ketu dhe do te arrije qe te bej emer ne fushen e modelimit.
Nora, jeni bukuroshja nga Kosova qe keni arritur ne SHBA ne fushen e modes, sa po mund te permbushni deshiren per kete profesion?
Po une jam duke punuar ne fushen e modes, duke dale ne shume agjenci te modes dhe duke u marre seriozisht me kete profesion. Ofertat e punes vijne vazhdimisht dhe une i pranoj ato per te cilat mendoj se jane me te pershtatshme per mua.
Keni pozuar ndonjehere nudo?
Nuk me pelqen te pozoj nudo edhe pse shume njerez mendojne se mund ta beje. Fotot e mia kane stil dhe art dhe nuk do ta shfrytezoja asnjehere trupin tim me zhveshje per ta arritur karrieren. Une dua qe te bej karriere me pune dhe angazhim dhe nuk kam nevoje qe te zhvishem vetem per te qene e famshme.
Nora, ju keni perfaqesuar Republiken e Kosoves ne “Miss Earth 2011” ne Filipine si erdhi deri te kjo pjesemarrje?
Une kam prezantuar Kosoven ne “Miss Earth” duke qene pjese e Shoqates se Manekineve “Freedom” nga Prizreni. Menaxheret Shpejtimi dhe Hezeri kane bere perzgjedhjen dhe une kam fituar ne mesin e shume bukurosheve per te qene pjesemarrese ne “Miss Earth 2011” ne Filipine. Dhe mendoj se e kam perfaqesuar me sukses Kosoven ne kete ngjarje te bukurise ne kete shtet.
Cfare eksperience keni fituar ne kete event?
Per mua ishte nje pervoje e re duke u shoqeruar me bukuroshet nga e tere bota. Kam arritur te krijoj miqesi te reja dhe te informoje per vendin tim. Kete vit do te jem ne stafin organizativ te eventit “Miss Earth Kosova 2012”.
Na flisni dicka per takimin tuaj me presidentin e Filipineve?
Une jam takuar me presidentin e Filipineve, ku i kam dhene flamurin e Republikes se Kosoves dhe kam kerkuar qe Filipinet ta njohin shtetin me te ri ne bote Kosoven. Shpresoj se kerkesa ime do te kete sukses dhe ky shtet te na njoh se shpejti.
Sa ju mungon familja meqe ndodhen larg jush?
Puna dhe karriera ime me kane shtyre qe te jetoj ne SHBA, ndersa familja per mua eshte gjeja me e shtrenjte qe kam. Natyrisht qe me mungojne shume meqe jetojme te ndare, por ne momentin qe gjeje kohe te mire menjehere shkoj te ta apo vijne ata te une. Sic thash edhe me heret dua qe te krijoj nje karriere ne modelim dhe kjo nganjehere kerkon edhe sakrifica dhe kete e kupton edhe familja ime, te cilen e kam nje mbeshtetje te madhe per te gjitha ato qe une bej.
Cfare pretendoni te kete vit?
Une kam ne plane te punoj dhe jetoj ne Amerike, duke punuar ne fushen e modes. Kete vit do te marre pjese ne “Miss & Mister Kosova 2012”, pastaj “Miss & Mister Diaspora 2012”, ne “Miss Earth 2012” etj. Plani tjeter eshte qe kur do te vij ne Kosove do te organizoj seminare dhe marre iniciative per kujdesin e ambientit ne te cilen jetojme.